Ashtu siç ishte paralajmëruar nga klubi i Real Madridit, mbrojtësi më i ri i skuadrës Antonio Rudiger u prezantua mesditën e sotme si lojtar “galaktik”.
Pasi përfundoi me sukses testet mjekësore, Rudiger nënshkroi kontratën e tij dhe më pas bëri foto me fanellën me numrin 22.
Më pas gjatë konferencës për mediat, pas fjalës së presidentit Perez, ishte radha për gjermanin.
Ai falenderoi familjen e tij për mbështetjen, presidentin Perez që bëri të mundur transferimin e tij si edhe premtoi se do të japë gjithçka për klubin më të mirë në botë.
“Feleminderit, vërtet faleminderit. Pr mua dhe familjen time është një ditë shumë e veçantë. Gjëja e para që dua të bëj është të falenderoj prindërit e mir për mbështetjen gjatë gjithë jetës sime, pa ata nuk do të kisha arritur deri këtu.
Edhe une dua të falenderoj presidentin e Real Madridit që më dha mundësinë të luaj për këtë klub të madh. Anëtarëve u premtoj se do të absolutisht gjithçka. Dua të fitoj të gjithë titujt. Hala Madrid dhe asgjë më shumë”, ishin fjalet e Rudiger.