Sot është bërë e ditur se faqja e Inspektoratit të Kryeqytetit është hakuar.
Sipas njoftimit nga faqja Kryeqyteti, bëhet apel që mos t’i besojnë postimeve nga profili i hakuar.
Njoftimi i plotë:
Te dashur qytetarë,
Ju njoftojmë se faqja e Inspektoratit të Kryeqytetit është hakuar kohët e fundit. Ekipet tona po punojnë për ta rikthyer kontrollin dhe funksionimin normal të saj.
Ju lutemi të mos besoni postime të publikuara nga faqja deri në njoftimin e radhës, pasi ato nuk pasqyrojnë veprimet e institucionit.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.






