22.7 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Hakmarrje politike në Ministrinë e Tregtisë: Pushteti i Vetëvendosjes degradoi zyrtarët civilë pa bazë ligjore

- Advertisement -

Një pjesë e stafit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industeisë janë vlerësuar dobët nga ushtruesja e detyrës së sekretares, një person që është vendosur nga ministrja në dorëheqje Rozeta Hajdari.

Dy raste së paku i ka evidentuar Periskopi që zyrtarët e kësaj ministrie i kanë fituar rastet në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil kur kanë bërë ankesa për vlerësimin që iu është bërë.

Udhëheqësi i Divizionit të Prokurimit, Bexhet Asllanaj, është vlerësuar me notën nën minimalen nga ushtruesja e detyrës së sekretares me arsyetimin se nuk i ka kryer punët.

Derisa ishte Ushtruese e Detyrës së sekretares, Qefsere Ajeti, e që më vonë u gradua në pozitë nga pushteti i Vetëvendosjes në mënyrë jo ligjore, i kishte bërë vlerësim negativ për performancën në punë, Udhëheqësit të Divizonit të Prokurimit, Bexhet Asllanajt, duke i dhënë pikët minimale.

Këtë vendim Asllanaj e ka atakuar në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil duke dopunuar edhe raportet javore të punës dhe e ka fituar rastin.

Asllanaj në ankesën e tij në KPMSHC kishte argumentuar se vlerësimi me pikët minimale i U.D sekretares nuk ka asnjë bazë ligjore, pasi asnjëherë nuk ka pasur ankesa për punën e tij.

“Ankuesi në ankesën në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, kundër vlerësimit të rezultateve në punë të datës 28.02.2025 nga ushtruesja e detyrës së Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për periudhën nga data 04.11.2024 deri më datë 31.12.2024 pretendon se vlerësimi fillimisht nuk është nënshkruar as nga vlerësuesi as nga i vlerësuari, pa kurrfarë argumenti ka bërë vlerësimin e punës, për periudhën e vlerësimit asnjëherë u.d. sekretarja nuk ka paraqitur ndonjë vërejtje për mosrealizimin e punëve, po ashtu nuk kam pasur asnjë kërkesë apo ndonjë detyrë nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejt të cilën nuk e kam kryer dhe po ashtu nuk është bërë vlerësimi për periudhën një vjeçare siç parashihet me Rregulloren (QRK) Nr.26/2024 për Vlerësimin e Rezultateve në Punë përkatësisht nenin 10 në rastet e ndërrimit të mbikëqyrësit, kërkon ti aprovohet ankesa si e bazuar”, thuhet në ankesën e Asllanajt në KPMSHC.

Pas ankesës, institucioni që i Shërbimit Civil ka vendosur Asllanajt t’ia aprovoi ankesën duke e detyruar Ministrinë e Tregtisë dhe U.D sekretaren ta anuloi vendimin.

“Anulohet Formuari për vlerësimin e rezultateve në punë për ankuesin i datës 28.02.2025, i bërë nga ushtruesja e detyrës së Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për periudhën nga data 04.11.2024 deri më datë 31.12.2024. Obligohet ushtruesja e detyrës së Sekretares së Përgjithshme e Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e caktuar sipas Vendimit me Nr.Ref.01/74 të datës 04.11.2024 të bëjë zbatimin e këtij vendimi brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e pranimit të tij, duke bërë rishqyrtimin e vlerësimit të rezultateve në punë për ankuesin për periudhën si në pikën II të dispozitivit”, thuhet në vendim.

Vendimin e plotë e gjeni këtu për Bexhet Asllanaj

Asllanaj nuk është rasti i vetëm, edhe inspektorja e tregut në Ministri të Tregtisë, Fexhrie Salihu, është vlerësuar me pikët minimale në raportin vjetor të vlerësimit, duke e detyruar të bënte ankesë në KPMSHC.

Për dallim nga Asllanaj, Fexhrie Salihu, dikur ishte emëruar ushtruese e detyrës së kryeinspektores dhe kryetare e komisionit disiplinor në Ministri të Tregtisë duke marrë vendim për largimin nga puna të tre zyrtarëve që KPMSHC i kishte kthyer sërish në punë. Nën udhëheqjen e Salihut, komisioni disiplinor kishte larguar nga puna Arian Krasniqin zyrtar në Departamentin e Turizmit bashkë me drejtorin e këtij departamenti, Lulzim Syla. Po ashtu komisioni i drejtuar nga Salihu kishte larguar nga puna edhe Ermal Kutllovcin zyrtar i Departamentit të Rezervave Shtetrore, që kishte alarmuar edhe kryeministrin për dyshime të dallavereve në rezervat shtetrore.

Pasi Fexhrie Salihu ia kryejti të gjitha këto punë pushtetit të Vetëvendosjes, nuk iu desht më dhe nisën ta degradonin duke i dhënë vlerësim negativ në raportin vjetor të vlersimeve që iu bëhet zyrtarëve të administratës.

Vlerësimin Salihut ia ka bërë Elma Krasniqi ish-asistentja e Albulena Haxhiut, që nga pushteti i Vetëvendosjes ishte punësuar isnpektore e pas pak dite u vendos nga Rozeta Hajdari kryeinspektore duke shkelur të gjitha ligjet e shërbimit civil.

Salihu vendimin e ka atakuar në KPMSHC dhe e ka fituar rastin, duke e detyruar ministrinë ta ndryshojë Formularin për Vlerësimin e Rezultateve në Punë i datës 22.02.2025 lidhur me notën e përgjithshme të vlerësimit për ankuesin dhe atë nga “e papranueshme”, bëhet “arrin pritshmëritë” për periudhën kohore të vlerësimit, nga data 10.10.2024 e deri më 31.12.2024.

“Nga administrimi i shkresave të lëndës, Kolegji i Këshillit ka konstatuar se ankuesja sipas Akt të Emërimit të datës 22.01.2019, mban pozitën “Inspektor i Tregut” në Inspektoratin e Tregut/Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ndërsa sipas Vendimit të datës 08.03.2024 më shifër Nr.Ref.01/17 nga Ministrja e MINT ankuesja është emëruar Zëvendësues e Kryeinspektores së Inspektoratit të Tregut, pozitë të cilën e ka ushtruar deri me datë 10.10.2024, ashtu që përmes Vendimit të datës 10.10.2024 me shifër Nr.01/64 të Ministres së MINT, ankuesja është liruar nga pozita e Numri i lëndës: A.nr.537/2025 Datë: 22.05.2025 Numër Protokolli: 3404/2025 3 (6) 0 Zëvendësues e Kryeinspektores së Inspektoratit të Tregut duke u kthyer në ushtrimin e detyrave të punës sipas katit të emërimit, pasi që Zëvendësuese e Kryeinspektores së Inspektoratit të Tregut tani është caktuar zyrtarja E.K,. Zëvendësuesja e Kryeinspektores së Inspektoratit të Tregut, për periudhën kohore nga data 10.10.2024 e deri me datë 31.12.2024, ankuesen e ka vlerësuar me notën e përgjithshme të vlerësimit: E papranueshme, sipas formularit për vlerësimin e rezultateve në punë të datës 28.02.2025”, thuhet në lëndën e Salihut që e ka administruar KPMSHC-ja.

Kujtojmë se tash Elma Krasniqi është vendosur në krye të inspektoratit dhe po ashtu në krye të komisionit disiplinor në Ministri të Tregtisë me kërkesë të Rozeta Hajdarit, duke i kryer të gjitha kërkesat e pushtetit të Vetëvendosjes.

Të ngjashme

Të fundit