5.7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Haki Abazi tregon se nga kush është kërcënuar

- Advertisement -

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë,Haki Abazi, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur rreth kërcënimeve që ka marrë “Grupi i Gjelbërt” një grup i formuar disa javë më parë nga kryetarja e Komisionit për Mjedit dhe Bujqësi, Fitore Pacolli-Dalipi.

Abazi tha se ata që kanë qenë kundër “Grupit të Gjelbërt” e kanë kërcënuar këtë grup.

“Faleminderit që keni ardhë edhe pse po tentohet të sabotohet kjo konferencë për media duke caktuar takime të Komisioneve nga ora 10:00.”

Abazi tha se ka qenë Fitore Pacolli-Dalipi e cila ka kërcënuar Grupin e Gjelbërt.

“Ata që kanë qenë kundër formimit të “Grupit të Gjelbër” janë ata që e kanë kërcënuar këtë grup. Kryetarja e Komisionit për Mjedis dhe Bujqësi është ajo që i kërcënon anëtarët e Grupit të Gjelbërt dhe rrjedhimisht një nga anëtarët është larguar për shkak të këtyre kërcënimeve dhe shantazhimve që janë bërë në vazhdimësi” tha Abazi në konferencë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit