13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Haki Abazi pretendon se Kurti me Liburnin i thanë “s’diskutojmë për komb në restorant, ta turbullon kokën”

- Advertisement -

Deputeti Haki Abazi ka treguar për fjalët që ia kishin thënë në vitin 2007, kryeministri, Albin Kurti bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Abazi ka treguar se Kurti e Aliu i kishin thënë se: “Ne në restaurant nuk flasim për gjërat publike e çështjen e kombit” dhe se “restauranti, mishi e pijet e trubullojnë kokën e njerëzve”.

Reagimi i Abazit vjen pasi Kurti ka takuar në restorant partnerët e koalicionit nga pakicat.

Shkrimi i tij:

Në vitin 2007 Kurti dhe miku i tij Liburn Aliu në një takim në Pejton ndër të tjera më thanë: “Ne në restaurant nuk flasim për gjërat publike e çështjen e kombit”. Shikoja me habi e ata insistonin që “restauranti, mishi e pijet e trubullojnë kokën e njerëzve”. Sikur kjo të ishte hipokrizia e vetme!

Sot, Kryeministri i Nenadit që ju dërgon lule shqiptarëve të vdekur, dhe shtron darka e thurrë vargje për Oliver Ivanoviçin…

“Darka e gabuar” është roman i Ismail Kadaresë që duhet lexuar!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit