10.3 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

Haki Abazi mezi e merr fjalën pasi doli nga VV-ja: Parlamentin e udhëheq Glauk Konjufca, jo Dejona Mihali

- Advertisement -

Deputeti Haki Abazi është ankuar nga foltorja e Kuvendit se po i mohohet e drejta e fjalës.

Ish deputeti i Vetëvendosjes, në debatin që po zhvillohet pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka dalë në foltore dhe ka thënë se mezi e ka marrë fjalën.

Abazi ka ironizuar duke thënë se Kuvendi udhëhiqet nga Glauk Konjufca e jo nga Dejona Mihali.

“Më duhet të protestoj publikisht se mu desht me ndërhy për me marrë fjalën. Në Parlamentin e Kosovës shtypi një pullë, e cila më radhit në radhën e deputetëtve që duhet me marrë fjalën. Duhet të jetë hera e fundit që tenetohet të ngulfatet demorkacia sepse unë barti përgjegjësinë për atë që them. Nuk përvaktohet lista e deputetëve nga jashtë Kuvendit të Kosovës”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit