-7.9 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Haki Abazi: Jemi të bllokuar, Kosovës nuk i jepet liberalizimi i vizave

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, insiston se liberalizimi i vizave për Kosovën ka ngecur.

Ai ka thënë sot në Kuvendin e Kosovës, gjatë sesionit të përbashkët parlamentar të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes BE-së dhe Kosovës, se liberalizimi i vizave po përdoret si mekanizëm për të arritur një marrëveshje në dialogun Kosovë-Serbi.

Abazi ka thënë se “jemi absolutisht të bllokuar”.

“Jemi bllokuar, absolutisht të bllokuar. Mbrëmjen e kaluar, presidenca çeke ka pranuar pozicionin e Francën mbi sistemin ETIAS. Mund të silleni e të thoni se dialogu nuk e ka përdorur liberalizimin e vizave si një instrument për dialogun, por nuk është e vërtetë”, tha Abazi.

“Komisioneri Varhelyi ka sfiduar vendimin e Komisionit Parlamentar të vitit 2019, duke përdorur liberalizimin e vizave në mënyrë që të prezantojë udhëzime të reja për Kosovën. Reagimi ishte i mrekullueshëm prej të gjtiha palëve, por në fund të ditës ndodhi çfarë Varhelyi tha, që liberalizimi i vizave nuk po i jepet Kosovës”, tha ai.

Kjo situatë, ka thënë deputeti Abazi, “po na çon drejt një marrëveshje të mundshme me Serbinë”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit