Deputeti Haki Abazi, ka thënë se pozita e hapi debatin në Kuvend, me ‘suksesin e Lojërave Mesdhetare’ ndërkohë që nuk bëri zë kur ‘shokët i erdhën në Kuvend’.
“Shumë kisha dashtë me thanë fillim të mbarë, kur del partia në pozitë dhe flet për Lojërat Mesdhetare që kanë me u mbajtë në vitin 2030, është tuj dashtë me humbë vëmendjen prej Radojçiqit”, tha Abazi.
“Ka kësi, ka edhe qesi”, tha Abazi, teksa ngriti duart me fotot e aferës ‘Zdravo’.
Ka edhe Radojçiq edhe koordinim me ata shokët e juaj që erdhën këtu e nuk guxoni më bë zë.
Edhe e paguani rrymën si ata që kanë qenë në pushtet qe 20 vjet.
Jeni të njëjtit që ia vazhdoni mandatin e EULEX-it për me i bastis shtëpitë e veteranëve të UÇK-së, vetë i keni rrotullu makinat e EULX-it.
Është një listë e gjatë e gjërave që jo Mesdheu, po as Oqeani nuk mundet me i mbulu”, tha ai.