-1.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Hakerët vjedhin 100 milionë dollarë në kriptomonedha

- Advertisement -

Hakerët kanë vjedhur 100 milionë dollarë në kriptomonedha nga Horizon, një urë blockchain, dhe është sulmi më i fundit i profilit të lartë në botën e financave të decentralizuara.

Detajet e sulmi janë të pakta por zhvilluesit pas Horizon, thanë se kanë identifikuar vjedhjen mëngjesin e së Mërkure. Kompania tha se po punon me Byronë Federale të Hetimit (FBI) dhe disa firma të sigurisë kibernetike.

Ura blockchain luajnë një rol shumë të rëndësishëm në hapësirën DeFi duke ju ofruar përdoruesve një mënyrë për të transferuar asetet e tyre nga një blockchain tek tjetri. Në rastin e Horizon përdoruesit mund të dërgojnë tokenë nga rrjeti Ethereum në Binance Smart Chain.

Harmony tha se sulmi nuk kishte prekur urën lidhëse me bitcoin. Këto ura janë bërë një objektiv kryesor i hakërreve për shkak të problemeve të sigurisë në fshehin në kodin e tyre.

Likuiditeti i lartë i bën ato objektiva joshës për hakerët. Harmony nuk tha për mënyrën sesi fondet janë vjedhur saktësisht. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit