25.3 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

Hakerët serbë sulmojnë faqen e RTSH-së, vendosin lajme kundër Kosovës

- Advertisement -

Faqja zyrtare e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), është bërë sot shënjestër e një sulmi kibernetikë, për të cilin dyshimet e para bien mbi grupe hakeresh serbë.

Incidenti ka ndodhur sot rreth orës 18:00, kur përdoruesit që vizitonin faqen zyrtare të transmetuesit publik shqiptar ndesheshin me tituj dhe lajme të rreme që synonin destabilizimin e perceptimit publik mbi Kosovën.

“Shqipëria tërheq njohjen e Kosovës”, “Kosova është Serbi”, ishin vetëm disa nga titujt që u vendosen në faqen zyrtare të RTSH-së, raporton Zeri.info.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga RTSH-ja në lidhje me këtë sulm kibernetik.

Hakerët serbë kishin publikuar lajmet e rreme të cilat i kanë publikuar në faqen zyrtare të lajmeve të RTSH-së dhe profilin zyrtar të Instagramit të televizionit publik shqiptar

Të ngjashme

Të fundit