Hakerat e mbështetur nga Irani sulmojnë Kuvendin e Shqipërisë

- Advertisement -

Hakerat e mbështetur nga Irani kanë sulmuar Kuvendin e Shqipërisë.

Bëhet e ditur se hakerat e quajtur “Homeland Justice” kanë sulmuar postën elektronike të Parlamentit.

AKSK bën me dije se:  “Gjatë ditës së sotme është raportuar një sulm kibernetik që lidhet me postën elektronike të Kuvendit të Shqipërisë. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ngritur grupin e punës për analizimin e rastit dhe ekipet ndodhen në terren duke kryer analizën teknike, si dhe duke ndërmarrë hapat e nevojshëm lidhur me këtë situatë. Informacione të mëtejshme do të bëhen publike pas përfundimit të vlerësimit teknik.”

Në rrjetin social Telegram, hakerat e mbështetur nga Irani kanë publikuar përmbajtje nga adresat e-mail të Belinda Ballukut, Damian Gjiknuri, Gezmend Bardhi dhe Edi Paloka.

Burime për A2Cnn bëjnë me dije se administrata e Kuvendit dhe deputetët nuk kanë pasur akses në kompjutera dhe në email për disa orë.

Për herë të fundit, hakerat kishin sulmuar duke nxjerrë jashtë funksionit faqet web të Bashkisë Tiranë dhe Institutit të Statistikave./A2Cnn

Të ngjashme

Të fundit