22.7 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Hajt provoni të mos qeshni: Muja e pyet Qalajn qysh po ia di emrin Shemsi Bahtirit, a emri i tij viral

- Advertisement -

Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka reaguar – gjoja – i habitur se si Rashit Qalaj i PDK-së po e njeh Shemsi Bahtirin – personin e arrestuar dje nën dyshime serioze për përfshirje në trafikim me narkotikë – i cili doli të jetë pjesë e strukturave të Lëvizjes Vetëvendosje dhe i afërt me deputetët Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla.

“Së pari, ku e di Rashit Qalaj se kush është organizatori kryesor? Prokuroria nuk ka thënë në njoftimin publik asgjë të ngjashme. As policia nuk ka dhënë ndonjë “organogram” të rrjetit.” – pyet ndër të tjera Armend Muja, duke u përpjekur të vë në dyshim deklaratat e Qalajt, ndonëse emri i Bahtirit është tashmë viral dhe lidhjet e tij me VV-në janë përmendur gjerësisht në një sërë raportimesh mediatike.

Ironikisht, Muja del të jetë më i shqetësuar për faktin se Qalaj paska njohuri për emrat e të arrestuarve, sesa për vetë akuzat serioze që po rëndojnë mbi një person i cili ishte pjesë e strukturave të kësaj partie, shkruan Nacionale.

Lexoni postimin e plotë të Mujës:

Të ngjashme

Të fundit