7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Hajrullahu për marrëveshjen në Ohër: U legjitimua vjedhja e trashëgimisë sonë nga Serbia, tani nënkuptohet se jemi ardhacakë

- Advertisement -

Ismet Hajrullahu, ish-drejtor i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve ka reaguar pas marrëveshjes në mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Me këtë marrëveshje, Hajrullahu ka thënë se përfundimisht legjitimohet vjedhja që i është bërë trashëgimisë sonë kulturore nga Serbia, përcjell Insjaderi.

Sipas tij, me këtë marrëveshje nënkuptohet se shqiptarët janë ardhacakë në këto hapësira.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Me marrëveshjen e Ohrit mes kryeministrit të Kosoves Albin Kurti dhe presidentit serb, Vuçiç përfundimisht legjitimohet vjedhja që i është bërë trashëgimisë sonë kulturore  nga shteti serb !   Them kështu, pasi  kishat , manastiret dhe çdo objekt tjetër kulti ,pa marrë parasysh se të cilës përkatësi  fetare janë , përcaktohen varësisht nga religjioni dhe vendi që i takojnë.  Me një fjalë, me këtë marrveshje , na lë  për të kuptuar ,se shqiptarët  janë ardhacakë në këto hapësira ! Me legjitimimin e vjedhjes së trashëgimisë kulturore, përfundimisht ne jemi populli i vetëm në Evropë,pa trashëgimi kulturore arkitekturore! Në fakt, neve na mbeten ca kulla të shekullit XVIII e këtej!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit