Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i ka ofenduar rëndë qytetarët e Skënderajt duke i quajtur “qyqanë”, qytetarët që brohoritën kundër Kurtit me të hyrë në këtë komunë për tubimin që do të zhvillonte në kuadër të fushatës.
Çeku, vijon me fjalë të rënda në postimin e bërë kundër qytetarëve të Drenicës, siç shprehet ai “politika primitive nuk kalon”.
Ai pretendon se partia e tij po thyen bastionet në Skënderaj e në Deçan.
Reagimi i tij i plotë:
Disa qyqanë të orkestruar nga partia paskan tentu me e pengu tubimin e Vetëvendosjes në Skënderaj. Për çudi, komuna paralele e Serbisë atje nuk ju bënte fort përshtypje.
Harroni që na ndalni. Po thyejm bastione një nga një, cep më cep. Dje në Deçan, sot në Drenicë, e çdo ditë deri në 500 mijë zemrat e 9 shkurtit.
Politika primitive nuk kalon.