Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas debatit publik të ditëve të fundit.
Në shkrimin e tij, Çeku thotë se ka pasur shumë fjalë të rënda dhe fyerje, por ai nuk synon të përgjigjet me të njëjtën gjuhë.
“Ditëve të fundit ka pasur shumë fjalë të rënda e fyerje. Por unë nuk kthej asnjë prej tyre mbrapsht.
Përgjigjja ime është një buzëqeshje, sepse e dua Prishtinën dhe njerëzit e saj.
Le ta fitojmë këtë qytet me zemër, jo me zemërim.
Fundjavë të mbarë për të gjithë!”, ka shkruar ai.
Ky mesazh vjen në një periudhë ku gara për Prishtinën është intensifikuar, ndërsa kandidatët po përgatisin fushatat për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Çeku, që aktualisht mban postin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të kryeqytetit.