19.4 C
New York
Friday, August 22, 2025

Buy now

Hajrulla Çeku i ashpër me Ramën: Mungesë e seriozitetit dhe dashnisë për kryeqytetin

- Advertisement -

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, tha se qeverisjen e Përparim Ramës në kryeqytet e ka karakterizu “një lloj papërgjegjësie, mungesë serioziteti dhe mungesë e dashnisë për qytetin”.

Sipas tij, Rama po e di që “i ka mbaru mandati”, por po e bën me “pak humor”.

“Bllokuesi i vërtetë i Prishtinës është ky (Përparim Rama). Kush e ka blloku këtë kryetar mi rregullu çështjet bazike të kryeqytetit, si mbeturinat, ndërtimet paleje, qentë endacakë dhe krejt problemet që ballafaqohemi si të dalim prej shtëpisë”, tha Çeku në Pressing, transmeton Express.

“Edhe ky e din që është i marrum, mendoj që e pat puna e tij”, tha Çeku për Ramën.

Të ngjashme

Të fundit