Zyra e Prokurorit të Specializuara ka lëshuar komunikatë pas arrestimit të Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut.
Në komunikatën e ZPS-së është konfirmuar arrestimit i Smakajt, Kilajt dhe Fazliut, gjithashtu është bërë e ditur se është lëshuar fletëthirrje për paraqitje për ish-ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
ZPS ka njoftuar se Kuçi do të paraqitet para Dhomave të Specializuara
“Hajredin KUÇIT i është lëshuar fletëthirrje për paraqitje para Dhomave të Specializuara e cila ka ngritur kundër tij dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.” – thuhet në njoftim.
Gjatë ditës së djeshme, ZPS në bashkëpunim me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës gjatë ditës së djeshme kanë kryer arrestimin e Smakajt, Kilajt dhe Fazliut, gjithashtu është bastisur edhe shtëpia e ish-ministrit Kuçi.