Analisti Valon Syla ka reaguar pas raportimeve se deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkretës i janë vjedhur 50 mijë euro kesh në shtëpi.
Sipas raportimit të Paparacit, Shkreta citohet të ketë deklaruar në polici se paratë nuk ishin të gjithat të tijat, por një pjesë e tyre edhe të baxhanakut të tij.
Lidhur me këtë ka reaguar Syla i cili ka thënë se 50 mijë euro në shtëpi nuk t’i len as vëllau e le më baxhanaku.
Ai më tutje ka shkruar #rrena #hajnia në statusin e tij.
Ky është statusi i plotë:
O Mirsad Shkreta, po vëlla me pas s’ti len 50 mijë euro te shtëpia, e le mo baxhanaku.
Po qysh lihen 50 mijë euro kesh në shtëpi?
#albanologji #rrena #hajnia #baxhanaku.