-8.5 C
New York
Tuesday, January 27, 2026

Buy now

‘Hajnia’ e njëjtë, por standardi i dyfishtë: Qysh u autorizuan hetimet për Drenasin, e jo për Podujevën?

Prokuroritë në gjithë Kosovën janë mobilizuar të fillojnë me hetime e arrestime, lidhur me dyshimet për hajni me vota.

Punën më të madhe e pati Prokuroria në Prizren, por megjithatë, hetimet kanë nisur edhe për Gjakovën e Drenasin.

Madje, ditën e djeshme, Prokuroria në Prishtinë, dega në Drenas, ka autorizuar nisjen e hetimeve. Kjo pavarësisht se hajnia në vota në Drenas, është madje më e vogël se në Podujevë.

Në qytetin e Podujevës ka dallime në vota prej 100, e deri në mbi 250 vota. Përderisa, në Drenas, ka një numër më të vogël të votave dallim ndërmjet kandidatëve.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, duke përcjellë në vazhdimësi procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura me datë 28.12.2025, ka vërejtur mospërputhjet lidhur me rezultatet e kandidatëve për deputet pas përfundimit të procesit të rinumërimit në komunën e Drenasit. Marrë parasysh këtë rrethanë prokurori i shtetit sot ka lëshuar autorizim Policisë së Kosovës me qëllim grumbullimin e informatave dhe evidentimin e shkeljeve të mundshme nga personat përgjegjës, si dhe sigurimin e provave lidhur me këtë çështje”, njoftoi prokuroria.

Në Vetëvendosje, në komunën e Podujevës dy kandidatët me më së shumti dallime në vota janë Ejup Maqedonci dhe Vendenis Lahu.

Kurse, në Drenas, kandidati me më shumë dallim në vota është Fadil Demaku.

Megjithatë, deri më tash, të paktën zyrtarisht nuk është bërë e ditur se hetimet kanë nisur edhe për Podujevën.

Në anën tjetër, hetimet nisën për dallaveret me vota në Malishevë.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinionin publik, se në kuadër të kompetencave të saj ligjore është duke monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore. Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka autorizuar Policinë e Kosovës, që në Komunën e Malishevës, të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, duke përfshirë identifikimin e personave përgjegjës, grumbullimin e informatave dhe sigurimin e provave relevante, të cilat lidhen me dyshimet për manipulim të votave për kandidatë për deputet të Kuvendit të Kosovës”, u tha në njoftim.

Në anën tjetër, në Prizren u arrestuan mbi 100 persona. Disa prej tyre, mbeten ende në paraburgim.

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, deklaroi se keqpërdorimi shkon deri në 60 mijë vota.

Ditë më parë kemi paralajmëruar sse manipulimi i votës është krim dhe do të ndëshkohet. Secili prej atyre që ka guxuar të fusë duart në votat dhe vullnetin e qytetarëve është ballafaquar me forcën e ligjit. Dua ta bëj të qartë se këtu nuk bëhet fjalë për numërimin e votive te subjekteve politike më 28 dhjetor, por bëhet fjalë për manipulime Brenda llojit, aty ku katër subjektet e mëdha politike, kanë dërguar të preferuarit e tyre dhe ata kanë menduar se larg syve të policisë dhe prokurorisë mund të manipulojnë dhe mund t’ia dalin pa të keqe. Mund të kuptoheshin gabimet e vogla të dhjetëra votave edhe pse KQZ nuk ka ndonjë marzhë tolerance. Këtu nuk bëhet fjalë as për dhjetëra as për qindar, por për mijëra vota të manipuluara dhe falsifikuara”, tha Kryeziu.

Ai bëri të ditur se vetëm një klasë ka qenë pa vota të prekura, duke shtuar se një prej të arrestuarëve, e ka pranuar se kanë bërë dallavere në këmbim të ryshfetit.

“Pra po flasim për komunën e Prizrenit, që janë shtuar 40 mijë e 497 vota dhe janë hequr 27 mijë e 520 vota. Kushdo që guxon t’i futë duar në vullnetin e qytetarëve do të ballafaqohen me forcën e ligjit, sic po ballafaqohen një pjesë e madhe sot. Katër prokurorët e departamentit të krimeve të rënda, janë marrë me procese dhe kanë dalë në stacione policore dhe kanë lëshuar 109 urdhër për ndalime , Sot kemi pasë situate ku kemi pasë edhe dëshmitarë, edhe si kanë ardhë presionet dhe kush ka dhënë e ka marrë ryshfet”, tha Kryeziu.

Ndërkohë, zëvendësdrejtori i Krimeve ekonomike, Luan Ibrahimi, ka paralajmëruar arrestime të tjera në vazhdën e këtij aksioni për arrestim të të dyshuarve për vjedhje të votive.

“Në përkrahje të vazhdueshme të Prokurorisë Themelore, ne kemi arritur të arrestojmë dhe të intervistojmë një numër jashtëzakonisht të madh, që mund të konsiderohet një prej operacioneve më të mëdha që ka realizuar ndonjëherë Policia, pra 109 persona. Pritet që të ketë edhe arrestime të tjera, kjo është gjendja deri tani, nuk kemi dicka tjetër me shtu” – ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit