Një rast i vjedhjes është raportuar pasditen e djeshme në Gurrakoc të Istogut.
Policia është lajmëruar se në një shtëpi, disa persona kanë depërtuar me forcë dhe nga aty kanë marra para të gatshme dhe stoli ari.
Shtëpia në fjalë është e kryetarit të Komunës së Istogut, Ilir Ferati.
Ferati ka qenë pre e grabitjes nga disa të panjohur, të cilët i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe vet Ferati.
“Persona të papërgjegjshëm kanë depërtuar me forcë, duke shkaktuar dëmtime materiale dhe duke vjedhur edhe një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sime familjare, me vlerë të madhe shpirtërore dhe historike për mua dhe familjen time”, ka thënë ai.