13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Hajnat e Kurtit më të mirët në katund

- Advertisement -

Shkruan: Besa Ismaili

Qeveria Kurti është qeveri imune dhe indiferente ndaj skandaleve të veta të brendshme. Në fakt, derisa retorika zgjedhore e 2019-tes për antikorrupsion ia rriste votën popullore, retorika korrupsioniste sot ia ushqen militantët dhe i mobilizon ata.

Kryeministri Kurti dhe vartësit e tij gjatë paraqitjeve të tyre mediatike, qoftë madje edhe ato në rrjetet sociale, na kanë bërë të mendojmë se ata janë indiferent ndaj krimit.
Ata jo që nuk marrin masa por edhe u dalin në përkrahje, dhe i heroizojnë të dyshuarit për krime, nga mesi i tyre.

Por a do të vepronin kësisoj sikur të dinin se do të humbnin pushtetin nëse i dalin në mbrojtje korrupsionit? Sigurisht jo.

LVV-ja në pushtet ka ardhur me gjuhën e urrejtjes dhe ndasisë, dhe ajo po llogaritë që e njëjta kartë do t’u shërbej për të vazhduar me qeverisjen e pamoralshme në aq shumë aspekte.

Albin Kurti, nëna e populizmit, llogaritë që votuesit do të prioretizojnë militantizmin partiak karshi argumenteve politike dhe materiale ndaj korrupsionit dhe keqqeverisjes.

Pra, aktualisht në parafushatë politike janë hajnat. Prandaj sa më i lartë përceptimi se ndëshkimi publik për hajnat po vjen nga kampi opozitar, aq më e lartë mbrojtja madje edhe glorifikimi i tyre.

Me këtë qeveri, duket të jetë hosh dhe qejf edhe të jesh hajn dhe i korruptuar, ndryshe nga qeveritë e kaluara ku së paku të tillët ulnin ca kryet dhe largoheshin nga hapësira publike.

Të jesh hajn/e e Lëvizjes Vetvendosje është vërtetë qejf dhe krenari, edhe sepse përmes mosreagimit dhe mbrojtjes që ia bën kryeministri Kurti këtyre eksponentëve, militanti e përkthen në “hajni jem më i mirë në katund” dhe lufton kritikën. Ai nuk mendon, nuk analizon, nuk ndëshkon por mobilizohet në mbrojtjen e hajnave të partisë, të fisit, të shtëpisë wë vet politike.

Nuk duhet çuditur që më 9 shkurt 2025, përkundër humbjes që do të pësojë partia LVV, pikërisht hajnat dhe hajneshat të fitojnë zgjedhjet individualisht, si dëshmi e asaj për çfarë po flisja në fillim të këtij opinioni.
Rrjedhimisht edhe të bindemi se shoqëria në përgjithësi, nuk e ka hall hajninë dhe korrupsionin si dukuri të shëmtuara dhe të dënueshme, por ka hall të kujt janë dhe cilët janë – hajnat!
Sepse hajnat e LVV-së janë më të mirët në katund, de.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit