Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Faton Abdullahu, ka thënë se njerëzit në Prishtinë po hezitojnë ta vendosin flamurin kombëtar sepse po paragjykohen se janë përkrahës të Lëvizjes VV.
Abdullahu ka treguar se si një pronar i një dyqani në Prishtinë ka hezituar ta vendos flamurin kombëtarë me rastin e festës së 28 Nëntorit, kjo për arsye siç ka thënë dyqanxhiu, ka frikë se mund të paragjykohet se është përkrahës i VV’së
Abdullahu po thotë se ky refuzim i vendosjes së flamurit kombëtar ndodh për fajin siç i ka quajtur ai Lëvizjen Vetëvendosje ‘hajna të flamurit’. Kjo pasi që partia në pushtet e ka kthyer në logo flamurin kombëtar.
Postimi i plotë i Abdullahut:
Jo vlla s’jom me VV-n:
Një shokut tim dyqanxhi në Prishtinë po i them si me vërejtje
– Pse more nuk e ke qit në vitrin FLAMURIN SHQIPTAR për festë
– Ai ma kthej
– Jo more çfar, po mendojnë mandej që jom me VV-n. S’jom vlla me VV-n.
Qe ku e kanë pru punën HAJNAT E FLAMURIT – duke e kthy FLAMURIN KOMBËTAR në logo partiake të VV-së.