Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në Suharekë, ku si pasojë e shkrepjeve të armëve të zjarrit një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka mbetur i plagosur.
Fatmirësisht, polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë, teksa Bytyqi ka bërë me dije se katër personat që kryen këtë vepër janë në arrati.
Nga pamjet e publikuara më poshtë, shihet se tre prej grabitësve kanë hyrë brenda në lokal, ndërsa njëri ka bërë roje nga jashtë lokalit.
Për rastin në fjalë ka reaguar edhe kryetari i Suahrekës, Bali Muharremaj i cila ka bërë thirrje për qetësi dhe se policia po merret me zbardhjen e rastit.
“Sapo bisedova me Komandantin e Policisë, për rastin e grabitjes në një lokal në Suharekë, dhe u njoftova se po punohet në zbardhjen e rastit”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
Sapo bisedova me Komandantin e Policisë, për rastin e grabitjes në një lokal në Suharekë, dhe u njoftova se po punohet në zbardhjen e rastit.
Apeloj nga të gjithë që ta ruajmë qetësinë dhe të presim raportimin zyrtar.
Uroj që ky rast të mos përseritet kurrë në të ardhmen.
Bali Muharremaj