23.5 C
New York
Sunday, July 27, 2025

Buy now

Hajduku i Splitit prezanton zyrtarisht Ron Raçin me një kontratë afatgjate

- Advertisement -

Mbrojtësi i talentuar kosovar, Ron Raci, është zyrtarisht lojtari më i ri i Hajduk Split, pas marrëveshjes së arritur me Prishtinën për transferimin e tij.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi kroat përmes një njoftimi zyrtar.

“HNK Hajduk dhe FK Prishtina kanë rënë dakord për transferimin e mbrojtësit 22-vjeçar Ron Raci, i cili ka nënshkruar një kontratë me të bardhët deri në verën e vitit 2029″, thuhet fillimisht në njoftim.

“Mbrojtësi i gjatë do t’i bashkohet menjëherë seancave stërvitore të ekipit të parë dhe do të veshë fanellën me numër 14 te Hajduku”.

“Sezonin e kaluar, Raci përjetoi afirmim të plotë në radhët e Prishtinës, ku ishte lojtari më i mirë i klubit. Në karrierën e tij si senior, ai bëri mbi 40 paraqitje zyrtare dhe shënoi tre gola me një asist”.

“Konfirmimi i cilësisë së tij të lojës erdhi në qershor në formën e një thirrjeje në ekipin kombëtar të Kosovës, kur ai bëri debutimin e tij zyrtar në një ndeshje kundër Komoreve”.

“Ron, mirë se erdhe në Hajduk. Të urojmë shumë fat, suksese dhe performanca të mira me fanellën e bardhë!”, përfundon njoftimi i klubit kroat.

Të ngjashme

Të fundit