Gazetari Dukagjin Gorani, ka thënë se sot gjatë seancës e pa shtetin e Kosovës “të vendosur në treg”.
Dukagjin Gorani tha se u kërkua që të shkelet ligji.
E siç thotë Gorani shteti nuk është diç tjetër pos përmbledhje dokumentesh të një vullneti të shprehur në ato dokumente.
“Nuk mirëmbahet shteti nëse ti vendos me t’i shkelesh dokumentet që e kanë ndërtu shtetin. Shteti nuk është diç tjetër pos përmbledhje e dokumenteve dhe vullnetit të shprehur në ato dokumente”, ka thënë ai.






