0.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

“Hajde qetu, hajt 100 euro”, përforcohet fronti i pushtetit kundër Jasharajt, rikthehet “sulmuesi” Armend Muja

- Advertisement -

Deputeti i VV-së, Armend Muja ka dalë kundër kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, duke i thënë se Qeveritë paraprake i kanë ndarë nga 100 euro për mësimdhënësit vetëm që t’i sigurojnë votat e tyre.

Cdo herë qeveritë paraprake kur ka ardhë cikli zgjedhor kanë thon “hajde ti Rrahman qitu, sa mësimdhënës i ki, valla 20 mijë, hajt 100 euro e kta mu më votojnë”, edhe është abuzu pak”, tha Muja te “DPT te Fidani”.

Sipas Mujës Jasharajt duhet t’i interesojnë vetëm kushtet e mësimdhënësve dhe se nuk duhet të merret me agjendën e Albin Kurtit.

“S’ki punë ti me axhendën e Albin Kurtit, cka po të intereson ty a udhëton Albin Kurti a është lider politik a diktator. Ai është debat politik pastaj… Ia kam thënë edhe në sy nuk është punë e jota a udhëton Albin Kurti në Amerikë apo jo, nuk je ti me ia caktu agjendën Albin Kurtit, Albin Kurti vepron konform mandatit që e ka marr, ty të intereson për kushtet e mësimdhënësit, qaq”, shtoi Muja.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj është futur në përplasje të ashpra me Qeverinë e Kosovës, duke shpallur grevën që në fillim të vitit të ri shkollor. Ai ka refuzuar të heq dorë nga greva, deri të përmbushen kërkesat që grevistët i kanë shtruar para qeverisë.

Si pasojë e polarizimeve të ashpra, gjuha kërcënuese dhe urrejtës është rritur ndaj Jasharajt, ndërkaq dje ai është sulmuar edhe fizikisht nga një person në një shkollë të Prishtinës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit