“Hajde Kosovë, duam fitore”, FFK-ja me video motivuese para lojës së Dardanëve me Sllovakinë

- Advertisement -

Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar një video motivuese për futbollistët e Kombëtares dhe për tifozët para përballjes historike të këtij muaji me Sllovakinë.

Dardanët do të luajnë në gjysmëfinale të “play-off”-it në Bratislavë dhe me një fitore eventuale do t’i afroheshin edhe më shumë kualifikimit historik në Botërorin 2026.

Futbollistët e Kombëtares janë në super-formë, ndërsa shtëpia e futbollit kosovar po mundohet t’i motivojë me videot që po i poston në rrjetet sociale.

Kosova do të luajë me Sllovakinë më 26 mars, ndërsa në finalen eventuale do të luante më 31 mars.

Të ngjashme

Të fundit