Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari, ka takuar banorët e Verbovcit ku ka marrë mbështetjen masive.
Ai ka thënë se Verbovci është përcaktuar me PDK në zgjedhjet e 12 tetorit.
“Në takim me qytetarët e Vërbovcit e vulosëm edhe njëherë fitoren e madhe të PDK-së. Qytetarët po përgjigjen gjithandej, sepse e dinë që PDK është partia që merret çdo ditë me problemet dhe nevojat e tyre reale. 12 tetori është veç realizimi formal i kësaj mbështetjeje masive. #mamireperDrenasin #PDK191”, ka shkruar Hajdari në Facebook.