Lajme

Hajdari tha se mediat i kanë bërë favor Serbisë, Mushkolaj: Për besë nuk kam koment

By GAZETA SCANNER 1

September 14, 2023

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka akuzuar sërish mediat lidhur me aferën e vajit, grurit e sheqerit.

Ajo ka thënë se mediat e Kosovës i kanë bërë favor Serbisë.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar analisti Imer Mushkolaj. Ai ka thënë se nuk ka koment që e përshkruan këtë deklaratë.

Postimi:

Ministrja Rozeta Hajdari paska thënë që me raportimet rreth keqpërdorimeve të pretenduara për rezervat shtetërore, i është bërë favor Serbisë. Për besë nuk kam koment.