Në emision Euro në T7, është diskutuar për aferën ‘Rezervat’, ku mes të ftuarve është edhe avokati Xhevdet Smakiqi.
Smakiqi, ka thënë se rasti ‘’është interesant’’ pasi që Lëvizja Vetëvendosje, dhe Albin Kurti, kanë ‘’shitur moral’’ duke i akuzuar të tjerat qeveri për vjedhje, ndërsa vetë këta, siç ka thënë avokati ‘’kanë vjedh në magjen e popullit’’.
‘’’Është rast shumë interesant, që, këta kanë ardh edhe vetë kryeministri, deputeti tash, se s’është kryeministër, Albin Kurti, ka shit qaq shumë moral, ke akuzuar tjerat qeveri që po vjedhin asfalt, ndërkohë ky grup të cilët konsiderohen ende të pafajshëm por që kanë një aktakuzë, këta kanë vjedh siç thuhet në fjalën e popullit, në magjen e popullit.
Tutje, Smakiqi ka komentuar edhe deklaratën e ministres në detyrë e Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila ka thënë sot se nuk do të japë dorëheqje, dhe se është ‘’krenare’’ për punën që ajo ka bërë.
Në komentin e tij, Smakiqi, ka deklaruar se Hajdari s’mund të jetë krenare dhe në të njëjtën kohë të mungojnë vaji, orizi e mielli.
‘’Kjo edhe thotë s’jep dorëheqje, edhe kam punu për popullin edhe jam krenar edhe mungon vaji, mungon orizi, mungon mielli. Jo s’mundesh me qenë krenar, sepse e ke lanë popullin pa miell, pa vaj, pra nuk mundesh me qenë krenar. Në qoftë se këta shpallen fajtor asnjëri nuk mund të dënohen më pak se tre vjet asnjeri. Pra e pret burgu mbi tre vjet, dhe është krenare’’, ka thënë ai mes tjerash.






