Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Petrit Hajdari, ka vlerësuar se të gjeturat e Raportit të Progresit janë katastrofale për Kosovën.
Ai ka bërë me dije se të gjeturat e këtij raporti tregojnë se Kosova po keqqeveriset dhe ka bërë regres në shumë fusha.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hajdari ka shkruar se Kurti po e shkatërron Kosovën.
“A ia ka inat edhe BE-ja Albin Kurtit a ku është problemi? Raporti i Progresit i Bashkimit Europian nxori rezultatet dhe siç mund të merret me mend, janë katastrofale për Kosovën. Kosova po keqqeveriset në të gjitha kuptimet dhe ka bërë regres edhe në çështje vitale si liria e medias. Si vend me dëshirë drejt prosperitet europian, i kemi dhënë rëndësi të veçantë kritereve kyçe për BE-në si liria e medias dhe të drejtat e njeriut. Kjo deri në ardhjen e Kurtit. Ky njeri po na e shkatërron vendin dhe përgjigja për të duhet dhe do të jepet shpejt”, ka shkruar Hajdari.