21.6 C
New York
Friday, September 19, 2025

Buy now

Hajdari: Shtutica e Polluzha, dëshmi e mbështetjes së pathyeshme për PDK-në

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, ka vazhduar takimet me qytetarët, duke marrë mbështetje të fuqishme në Shtuticë dhe Polluzhë.

Në Shtuticë, Hajdari u prit me entuziazëm, ku tha se përkrahja e qytetarëve e bën të ndihet borxhli.

“Ju falemnderit nga zemra për këtë përkrahje që më bën borxhli. Do t’jua kthej me shërbim, vlerë të qeverisjes e vizion. Qytetarët dhe PDK-ja rrugëtojnë si një”, tha ai.

Ndërsa në Polluzhë, Hajdari theksoi përkushtimin e qytetarëve, duke e cilësuar atë si frymëzim për punë të pandalshme.
“Përkushtimi i qytetarëve tanë është frymëzues që të mos lëmë gur pa lëvizur për t’i zgjidhur hallet e tyre. Zotimi ynë para qytetarëve është kontrata jonë me ta”, u shpreh Hajdari.

#mamireperDrenasin #PDK191

Të ngjashme

Të fundit