0.8 C
New York
Monday, December 29, 2025

Buy now

Hajdari: PDK në Drenas shprehet krenare me rezultat të jashtëzakonshëm

- Advertisement -

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të degës së PDK-së, Petrit Hajdari, ka falënderuar qytetarët e kësaj komune që kanë votuar sot.

Ai ka vlerësuar se PDK-ja në Drenas shprehet krenare me rezultat të jashtëzakonshëm.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar qytetarët e kësaj komune për asnjë moment nuk u lëkundën nga zërat sabotues.

“Të dashur qytetarë, Ndonëse në një ditë sfiduese e në rrethana që i imponoi pushteti, falë organizimit të jashtëzakonshëm të degës, kandidatëve tanë për deputetë dhe aktivistëve të PDK-së, sot e treguam veten fuqishëm dhe me vepra. I falenderoj nga zemra qytetarët që për asnjë moment nuk u lëkundën nga zërat sabotues që fushatën e bënin veç në rrjete sociale, por dolën dhe e nderuan vizionin tonë për një Kosovë që ecën bashkë dhe veç përpara”, ka shkruar ai, duke shtuar se PDK-ja në këtë qytet i ka kaluar të gjitha pengesat.

“PDK në Drenas shprehet krenare, me rezultat të jashtëzakonshëm, me kandidatë të jashtëzakonshëm e me një mobilizim përbashkues. Ia kemi dalë, përkundër të gjitha pengesave. E kemi mbajtur PDK-në forcë serioze në vend e të pazëvendësueshme në prosperitet. Ju falemnderit nga zemra qytetarëve, aktivistëve e kandidatëve për shpirtin që i dhanë kësaj fushate dinjitoze”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit