Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Petrit Hajdari, ka reaguar pas zhvillimeve në Veri, ku për disa ditë situata është tensionuar, shkruan Scanner.
Në një postim në Facebook, Hajdari konsideron se në veri të vendit është kalimi nga sovraniteti i pjesshëm, në mosekzistencë totale të shtetit të Kosovës.
Ai thotë se Kurti duhej të dëgjonte kërkesat e miqve tanë, e jo ato te Vuciqit.
Postimi i plotë:
Nga pak në aspak.
Ajo që po ndodh në veri të vendit është kalimi nga sovraniteti i pjesshëm, rrugës për t’u bërë i plotë në koordinim me miqtë, në mosekzistencë totale të shtetit të Kosovës atje.
Kryeministri mund të tërhiqej si pasojë e kërkesës së miqve tanë, por jo: u tërhoq si pasojë e kërcënimeve të Vuçiqit.
Nuk ka asnjë justifikim për aventurat e bezdisshme të kryeministrit tonë, të cilit egoja ia ka verbuar qeverisjen.