29.5 C
New York
Sunday, September 28, 2025

Buy now

Hajdari në takim me veteranët e UÇK-së: Çdo ditë, çdo moment, çdo hap, ju siguroj që do të ndiheni krenarë në Drenasin tuaj e tonin

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari së bashku me kryetarin Memli Krasniqi, kanë takuar veteranët e UÇK-së në këtë komunë.

Me këtë rast, Hajdari është zotuar se “çdo ditë, çdo moment, çdo hap, ju siguroj që do të ndiheni krenarë në Drenasin tuaj e tonin”.

Postimi i plotë:

UÇK-ja në ballë të luftës për atdhe: dikur për lirinë, sot për prosperitetin

Drenasi i ka dhënë aq shumë vendit saqë kushdo që merr përsipër ta ideojë Drenasin e së ardhmes, duhet t’i ketë me patjetër parasysh kategoritë e dala nga lufta.

M’u bë zemra mal, kur thirrjes tonë për ta bërë Drenasin Ma Mirë me PDK-në, iu përgjigjën gjithë këta njerëz që i bashkon me njëri-tjetrin një gjë: UÇK-ja e lavdishme, lufta e sakrifica. Të gjithë ia duam të mirën Drenasit, por askush sa ata që kanë dhënë gjymtyrët, familjarët, shëndetin e kanë qenë në gjendje ta japin edhe jetën.

Çdo ditë, çdo moment, çdo hap, ju siguroj që do të ndiheni krenarë në Drenasin tuaj e tonin.

Është emocionuese t’i shohësh gjithë këta njerëz që s’janë lodhur kurrë duke i dhënë atdheut. Edhe sot kërkesa e tyre është për vendin më tepër se për vete.

Secilin që e takoj e ka vetëm hallin e Drenasit në mendje dhe ky është patriotizëm i pastër.

Këta njerëz janë shembull. Shembulli me të cilin do të ecim çdo ditë.

Ju përgjigjem ashtu si SHBA-ja çlirimtarëve të vet: Faleminderit për shërbimin!

Bashkë kemi përgjegjësinë që veteranin, invalidin e UÇK-së e familjarin e dëshmorëve, ta bëjmë të ndihet krenar për çka ka dhënë.

Ky është patriotizmi bashkohor. Realizim i amanetit të të gjithë atyre që s’janë më, ashtuqë të jemi të gjithë ne.

#mamireperDrenasin #PDK191
Petrit E. Hajdari

Të ngjashme

Të fundit