![Hajdari: Informaliteti është shumë i lartë, kemi rritur inspektimet afër 67 për qind Hajdari: Informaliteti është shumë i lartë, kemi rritur inspektimet afër 67 për qind](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/06/Komisioni-per-ekonomi-Rozeta-Hajdari-3-of-9-2.jpg)
Ministrja tha se si Qeveri kanë për qëllim mbrojtjen e bizneseve dhe qytetarëve dhe parandalimin e keqpërdorimet në treg.
Hajdari tha se në tregun vendor ka keqpërdorime të shumta si në rritjen e çmimeve, mosdeklarime të mallrave, keqpërdorime në kualitet e për të cilat ajo tha se, Qeveria ka rritur edhe numrin e inspektoreve afër 67 për qind në këtë mandat.
“Ne kemi marrë masa për kontrollimin më të shpeshtë të çmimeve dhe vendosjen e flamujve të origjinës së produkteve. por ne presim që të marrim masa edhe tutje shtesë sidomos në Ligjin që e kemi draftuar për rregullimin e çmimeve në rast të destabilizimit në treg. Është shumë me rëndësi edhe ligjet e tjera të cilat janë në zbatueshmëri e sipër që ta rregullojnë këtë treg, sepse ky treg ka shumë informalitet, sidomos në çmimet në treg që janë në shitje. Ka keqpërdorime në rritjen e çmimeve, ne mosderklarime, ka keqpërdorime në kualitet dhe siç e keni vërejtur ne i kemi rritur inspektimet afër 67 për qind në këtë mandat”, tha ajo në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.
Hajdari po ashtu tha se shpreson që Gjykata të reflektojë pozitivisht karshi Ligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Teksa tha se kërkohet edhe një intervenim sa i përket rritjes së çmimit të vezëve ditët e fundit në tregun tonë.
“Më vjen keq për opozitën që nuk i ka elaboruar argumentet se pse e kundërshton, gjithmonë është thirrur në arsyeshmërinë për mbrojtjen e kushtetutshmërisë por cili është ai nen, kur ne nuk kemi ndërhyrë në lëvizjen e lirë të mallrave, vetëm kemi ndërhyrë në rregullimin e tregut. Unë uroj që Gjykata të reflektoj në harmoni me Kushtetutën dhe MSA-në e të gjitha Ligjet sa i përket rregullimit të tregut dhe rritjes së konkurrueshmërisë, kisha shpresuar që të marrim përgjigje sa më shpejt sepse jemi të varur ende nga importet, jemi ende me spekulime në treg – ju i shihni çmimet e vezëve dhe kjo kërkon intervenime, sidomos kur marzha është rritur deri në 45 për qind”, tha ajo. teve1.info./