Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së Petrit Hajdari, që humbi betejën përballë Ramiz Lladrovcit i ka reaguar këtij të fundit për ‘kthimin’ e tij në ish-zyret e Partisë Demokratike të Kosovës.
“Sjellja e tij prej arroganti mbrëmë në emisionin Pressing tregon që ai imazh prej viktime që e kultivoi gjatë fushatës me ndihmë të pashpjegueshme mediale, ishte veç farsa e një identiteti tjetër, atij të grabitçarit manipulant që është në gjendje të bëjë gjithçka për pak spektakël e pak pushtet.
Jo më vonë se të nesërmen e ditës së zgjedhjeve, si kundërkandidat e kam uruar për fitoren. Shko në zyrën e kryetarit dhe fillo punën për të cilën je votuar. Këto skena s’i kanë hije askujt, aq më pak demokracisë e edhe më pak Drenasit.
Qytetarët e panë dje që kanë votuar për dikë të cilit kur i bëhen pyetje që s’i pëlqejnë, në stilin e Albin Kurtit i kthehet gazetarëve me linçim. “I pitë”, “i paguar” e terma që s’i bëjnë nder askujt.
Kontributi im për Drenasin është dhe do të jetë në çdo rrethanë. Nuk kam kurrfarë hatërmbetjeje me qytetarin tim sepse për dallim prej z. Lladrovci, unë këtë vend e dua pa kushte, e jo veç nga pushteti.
Nuk matet kontributi me “a ka pru libra”. Ku po e din a kam sjellë libra, kur s’e lexon asnjë?
I zënë me “milunat”, nuk po di as të fitojë me dinjitet.
Me çdo kusht përplasje, me çdo kusht viktimizim.
PDK ka qenë e sinqertë prej fillimit me qytetarin. Ai nuk është PDK. Këtë nuk e ndërron rezultati zgjedhor. Ne kemi garuar për kryetar komune, jo për degën e PDK-së.
Ajo që njerëzit si ai pa vetëdije politike nuk e kuptojnë, është që në demokraci, kur votohet për kryetar komune, nuk votohet edhe për mbret, edhe për mbretëreshë, edhe për kryetar dege, anëtar dege, e çka jo tjetër. Zgjedhjet kanë qenë veç për kryetar komune. Ta kemi uruar të gjithë.
Nisja punës e mos bëj skena, z. viktimë!”
i