Petrit Hajdari, anëtar i Kryesisë së PDK, ka kritikuar kryeministrin Kurti, i cili sot në një konferencë për media u mundu të justifikojë ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, raporton Scanner.
“Modeli i mbrapshtë i qeverisjes sjell në krye njerëz egoja e të cilëve është e brishtë, por puna e të cilëve është hiç. Prandaj vazhdimisht drejtojnë gishtin, e asnjëherë nuk qeverisin”, shkruan Hajdari.
Postimi i plotë:
Qytetarit sot i është rënduar jeta, kryeministri vazhdon me justifikime.
Çmimi i rrymës dhe jo vetëm ai, është në ngritje, ndërkohë që nga ekzekutivi shohim vetëm justifikime. Një qeveri e paaftë të ndërmarrë hapa, është në pozicion viktime vazhdimisht. Cili është justifikimi i radhës? Tashmë nuk është befasi që kryeministri ka rënë ndesh me fjalët e veta. Sepse, në fund të fundit, për cilën çështje ka qenë konsistent?
Modeli i mbrapshtë i qeverisjes sjell në krye njerëz egoja e të cilëve është e brishtë, por puna e të cilëve është hiç. Prandaj vazhdimisht drejtojnë gishtin, e asnjëherë nuk qeverisin.
Kosova sot nuk ka qeveri. Ka viktima që e luajnë të shtypurin ndërkohë që e mbajnë pushtetin.
Mjerim!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=617017149526985&id=100036561167700