6.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Hajdari i PDK: Kurti ka qenë kundër çdo ideje amerikane

- Advertisement -

Kandidati për deputet i PDK, Petrit Hajdari, ka komentuar deklarimet e Richard Grenell, i cili tha sot se “retorika e përdorur nga Kurti në këtë kohë, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-të, është absulutisht e rremë”, transmeton Scanner.

Hajdari ka thënë se kryeministri i përkohshëm Kurti ka qenë kundër çdo ideje amerikane, e ide amerikane në të nëntëdhjetat ishte edhe çlirimi i Kosovës, pastaj edhe pavarësimi i saj.

Sipas Hajdarit, Amerika është liderja e botës së lirë. “Kosova është pjesë e botës së lirë. Kosova nuk duron mashtrim me këto parime e nuk bën kompromis me këto vlera”, shkruan Hajdari.

Postimi i plotë:

Deklarimet e Richard Grenellit nuk janë të ëmbla por janë të vërteta. Kryeministri i përkohshëm Kurti ka qenë kundër çdo ideje amerikane, e ide amerikane në të nëntëdhjetat ishte edhe çlirimi i Kosovës, pastaj edhe pavarësimi i saj.

Patrioti me bateri i ka të numëruara ditët në zyrën e tij të përkohshme, prandaj çirret e bërtet.

T’i thuash i papërvojë e i padijshëm është pothuajse shfajësim: jo vetëm kaq, Kurti është i dëmshëm, dhe i dëmshëm qëllimisht.

Kjo krijesë politike e frikësuar nga hija e vet, është i humbur, i tronditur e nën panik.

Patriotët e Kosovës, në të gjitha etapat historike, hapat i kanë bërë me e pranë vlerave të SHBA-së. Ai që pretendon që në Kosovë ka patriotizëm antiamerikan, është i mashtruar, ose mashtrues.

Kryeministri i përkohshëm është kjo e dyta. Mashtrues, manipulant i paskrupullt.

Krejt e kundërta e tij, përbashkues, pa fije urrejtjeje ndërshqiptare e me vizionin amerikan për Kosovën në mendje, është ekonomisti i shkëlqyer Bedri Hamza.

Nuk mund t’i kthehemi trazirave për t’ia kompensuar frikën e Kurtit për pushkë kur ishte koha e pushkës.

Patriotizmi i sotëm është jeta MA MIRË për qytetarët. Këtu mashtruesi Kurti ka dështuar si kudo tjetër.

Amerika është liderja e botës së lirë. Kosova është pjesë e botës së lirë. Kosova nuk duron mashtrim me këto parime e nuk bën kompromis me këto vlera.

Kosova mundet ma mirë, e Kurti nuk mundet, nuk di, nuk do.

Shyqyr që po shkon!

Kosova mundet MA MIRË!

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit