3.7 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Hajdari i kujton Kurtit premtimet për të zhdukurit: Kryeminstri gënjen edhe kur nuk ka nevojë

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Petrit Hajdari, ka kujtuar se çfarë i kishte premtuar kryeministri Kurti nënës Ferdonije Qerkezin, nëna që ka humbur bashkëshortin dhe 4 djemtë, sa ishte në opozitë, shkruan Scanner.

Në një postim në Facebook, Hajdari bën këtë krahasim të Kurtit, çfarë i kishte premtuar në opozitë e çfarë nga pozita e kryeministrit.

“Të njëjtën nënë, veçse tash i veshur me pushtet, ai e vizitoi për t’i thënë që po përpiqet të bëjë ç’mos përmes dialogut. Pra, ai ia konfirmoi nënës, historia e së cilës na rrëqeth të gjithëve. I tha, praktikisht, “të kam gënjyer”‘, shkruan Hajdari, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Të gënjesh dikë që s’gënjehet.

Kryeministri e pati vizituar Ferdonije Qerkezin, nënën që ka humbur bashkëshortin dhe 4 djemtë edhe sa ishte në opozitë. Atëherë, dialogun e cilësonte si tradhti ndaj viktimave.

Të njëjtën nënë, veçse tash i veshur me pushtet, ai e vizitoi për t’i thënë që po përpiqet të bëjë ç’mos përmes dialogut. Pra, ai ia konfirmoi nënës, historia e së cilës na rrëqeth të gjithëve. I tha, praktikisht, “të kam gënjyer”.

Ky është shembulli i dikujt që nuk ka asnjë lidhje me përpjekjet tona për shtet.

Jo vetëm që ka përbuzur luftëtarët, por tani po i përbuz edhe viktimat.

Çka domethënë të nisesh nga Prishtina, me misionin për ta gënjyer dikë si ajo? Çfarë ndjesish prodhojnë imazhe të tilla për të gjitha nënat si ajo.

Patjetër, nuk duhet gënjyer. Por, aq më pak, në këto raste.

Kryeminstri gënjen edhe kur nuk ka nevojë.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=764684141426951&id=100036561167700

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit