26.7 C
New York
Thursday, July 31, 2025

Buy now

Hajdari i bën thirrje Lladrovcit për unifikim e përbashkim brenda PDK-së

- Advertisement -

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, ka dalë me një deklaratë për bashkim brenda PDK-së, duke theksuar se kjo parti është një familje politike e përbashkët që nuk përjashton askënd.

“Nuk është parti e individëve, por e të gjithëve. Kjo shtëpi ka vend për çdo zemër dhe mendje që i përkushtohet të ardhmes së Drenasit,” ka thënë Hajdari, duke shtuar se PDK do të fitojë sërish në Drenas – dhe se në këtë fitore, duhet të jenë të gjithë bashkë.

Ai i ka bërë thirrje edhe kryetarit aktual të Drenadit, Ramiz Lladrovcit, duke shkruar se edhe Lladrovci, si dikush që ka kontribuar në PDK, e ka vendin brenda partisë.

“Të gjithë i ftojmë, askënd s’e lëmë anash”, shkruan Hajdari.

Postimi i plotë:

PDK ka vend për të gjithë

Partia Demokratike e Kosovës, ky projekt madhor shtetndërtues i nisur nga Presidenti Hashim Thaçi, i udhëhequr me vizion nga Kryetari Kadri Veseli e i forcuar sot nga lidershipi i Kryetarit Memli Krasniqi, nuk është pronë e askujt veçmas, por e të gjithëve bashkë. Komunën tonë PDK-ja e ka udhëhequr fitore pas fitoreje.

Kjo shtëpi e kjo familje politike ka vend për çdo zemër e mendje demokrati që i përkushtohet të ardhmes së Drenasit.

Ramiz Lladrovci, si çdokush tjetër që ka kontribuar në këtë parti, vendin e ka këtu, brenda PDK-së. Është koha që secili ta dëshmojë përkushtimin ndaj familjes së PDK-së dhe ta çojë edhe një hap më tutje procesin e unifikimit, përbashkimit rreth qytetarit të Drenasit.

Të gjithë i ftojmë, askënd s’e lëmë anash.

Partia Demokratike e Kosovës do t’i fitojë zgjedhjet në Drenas dhe në këtë tren të fitores ka vend për të gjithë.

Ftesë e sinqertë për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e PDK-së, duke e përfshirë z. Lladrovci, që me maturi e respekt të bëhen pjesë e këtij procesi historik që ka nisur në PDK.

I juaji,
Petrit E. Hajdari
Kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit

Të ngjashme

Të fundit