Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për të mos e lejuar ish-presidentin Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi.
Në një postim në Facebook, Hajdari e ka cilësuar këtë vendim si “çnjerëzor” dhe një akt të papranueshëm nga Gjykata Speciale.
Reagimi i plotë:
Krejt e pritshme, aspak njerëzore.
Presidentit Hashim Thaçi nuk po i lejohet të marrë pjesë në varrimin e babait. Nuk ekziston asnjë arsye që të mos lejohet, përveç çnjerëzisë që ka kapluar këtë gjykatë monstrum.
Haxhi Thaçi do të përcillet i nderuar, siç edhe ishte, por Hashim Thaçit do t’i mbetet peng gjithmonë mospjesëmarrja.
Sikur të mos mjaftonin sfidat që kjo Gjykatë ia ka vënë udhëheqësit të UÇK-së mbi supe, ata shkojnë edhe deri këtu.
Turpi ju mbuloftë!