3.5 C
New York
Tuesday, March 18, 2025

Buy now

Hajdari e quan “çnjerëzor” vendimin e Speciales për të mos e lejuar Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

- Advertisement -

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për të mos e lejuar ish-presidentin Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi.

Në një postim në Facebook, Hajdari e ka cilësuar këtë vendim si “çnjerëzor” dhe një akt të papranueshëm nga Gjykata Speciale.

Reagimi i plotë:

Krejt e pritshme, aspak njerëzore.

Presidentit Hashim Thaçi nuk po i lejohet të marrë pjesë në varrimin e babait. Nuk ekziston asnjë arsye që të mos lejohet, përveç çnjerëzisë që ka kapluar këtë gjykatë monstrum.

Haxhi Thaçi do të përcillet i nderuar, siç edhe ishte, por Hashim Thaçit do t’i mbetet peng gjithmonë mospjesëmarrja.

Sikur të mos mjaftonin sfidat që kjo Gjykatë ia ka vënë udhëheqësit të UÇK-së mbi supe, ata shkojnë edhe deri këtu.

Turpi ju mbuloftë!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit