Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari, ka theksuar angazhimin e tij të plotë për zhvillimin e kësaj komune, duke shprehur besimin se bashkimi dhe përkushtimi i të gjithë qytetarëve janë çelësi i suksesit.
Ai tha se me përkrahjen e miqve dhe partnerëve nga PDK, Drenasi do të vazhdojë të mbetet bastion i partisë dhe do të ecë përpara me punë, transparencë dhe zhvillim të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët.
”Fuqia jonë është bashkimi dhe përkushtimi për Drenasin!
Me përkrahjen e miqve e bashkëpunëtorëve tanë nga Partia Demokratike e Kosovës, po ecim të vendosur drejt fitores.
Drenasi ka qenë dhe do të mbetet bastion i PDK-së, së bashku do ta çojmë përpara me punë, transparencë dhe zhvillim për të gjithë qytetarët.