Home Lajme Hajdari: Do t’i përgjigjem çdo shpifje që e keni ngritur

Hajdari: Do t’i përgjigjem çdo shpifje që e keni ngritur

0
Hajdari: Do t’i përgjigjem çdo shpifje që e keni ngritur

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, i ka demantuar kritikat e opozitës për të cilat kjo e fundit ka kërkuar edhe shkarkimin e Hajdarit.

Hajdari në fjalimin saj në Kuvend tha se asnjë shkelje nuk është evidentuar nga raporti i auditorit në institucionin që ajo e drejton, përveç siç theksoi ministrja Hjadari, disa vonesave në disa grante.

“Për kohë të gjatë gjithçka ka shkuar keq në MINT. Do t’i përgjigjem çdo kërkese dhe shpifje që keni ngritur me këto të gjetura duke i marrë informata jo të plota por duke shpifur. A janë dokumentuar në ndonjë raport të auditorit këto. Për shkak të vonesave a ka ndonjë shkelje në raport të auditorit përveç vonesave në disa grante. Ju shpifni që ne kemi dhënë para për piano në Dubai dhe kjo nuk është e vërtetën. Në këtë ekspozitë kanë marr pjesë 192 shtete dhe asnjë cent i projektit EkspoDubai nuk është dhënë. Janë dhënë 500 mijë euro nga Ministria e Financave dhe 100 mijë euro për ekspozitën. Skandalin expoDubai duhet ta argumentoni çka quani ju skandal”, tha ndër të tjera Hajdari.

Exit mobile version