Hajdar Beqa nga PDK ka kërkuar që të dërgohet në Kuvend raporti i auditimit për Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pasi as Ministri Liburn Aliu e as zëvendësministri Hysen Durmishi, nuk kanë shkuar për raportim në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Beqaj përmendi edhe udhëtimin e Durmishit në Itali dhe foton që ai publikoi.
“Nuk ju bën mirë as ju, as qeverisë por as demokracisë, e as qytetarëve me mbrojtë hajninë. Aq ma shumë me mshef, apo me arsyetu dikë që nuk vjen këtu me mbrojtë raportin. Ne kemi pa që nuk kanë pas naj agjendë, as ministri as zëvendësministri. E kemi pa Durmishin atje ish shku, me do pëllumba, në Itali a ku ke…Po kërkoj nga ju me kanë të sinqertë, mos me kanë zëdhënësa të Qeverisë. Kërkesa jem është me qit raportin në votim edhe me çu në seanca”, tha Beqaj.