Deputeti i PDK-së dhe kandidati për këtë çost me numrin 31, Hajdar Beqa është nderuar me një mirënjohje nga Shoqata e Veteranëve në Gjakovë për kontributin e tij.
Ai ka shprehur falënderime dhe ka theksuar rëndësinë e mbajtjes gjallë të idealeve të Dëshmorëve, duke bërë homazhe në kompleksin e Dëshmorëve në fshatin Morinë të Rekës së Keqe.
Postimi i tij i plotë:
Sot pata nderin që së bashku me kryesin e Shoqatës së Veteranëve në Gjakovë, të prirë nga kryetari i saj Sadri Hoxha dhe bashkluftëtare të tjerë, të bëjmë homazhe në kompleksin e Dëshmorëve në fshatin Morinë të Rekës së Keqe.
Me këtë rast pranova një mirënjohje që nuk është thjesht një simbol, por një amanet për të mbajtur gjallë idealet e Dëshmorëve. Amaneti i tyre mbetet frymëzimi ynë i përjetshëm – për një të ardhme më të ndritur dhe një shtet më të prosperuar e më të fortë.
Përjetsisht mirënjohës Ushtrisë Çlirimtare të UÇK-së dhe Dëshmorëve të Kombit. Nderim dhe respekt për familjet e tyre.
Lavdi🇦🇱🇽🇰