Hailey Bieber u “ngushëllua” në një dalje me vajza, ndërsa vazhdon të përflitet nga thashethemet për konflikte martesore me bashkëshortin e saj, Justin Bieber .
Hailey është parë duke shijuar një mbrëmje në qytetin e Los Angeles me disa nga shoqet e saj më të njohura.
Mbesa 28-vjeçare e Alec Baldwin u pa duke hyrë në restorantin luksoz Alba në Hollyëoodin Perëndimor me shoqet Kylie Jenner dhe Bella Hadid .
E veshur me një fustan njëngjyrësh me pika që i përshtatej në mënyrë të mrekullueshme trupit të saj të hollë, Hailey shkëlqente teksa mbante dorën e Kylie-t ndërsa arrinte në restorant.
Unaza e martesës së Justin mund të shihej duke shkëlqyer në dorën e saj të majtë, mes një koleksioni aksesorësh që përfshinte një palë syze.