Partnerja e Justin Bieber, Hailey Bieber tërhoqi vëmendjen teksa mori pjesë në edicionin e nëntë të çmimeve vjetore të modës të “The Daily Front Roë” në Los Angeles të enjten.
Themeluesja e Rhode, 28 vjeçe mahniti me një fustan prej kadifeje blu pa rripa i hapur deri në kofshë që i nxirrte në pah këmbët e saj të tonifikuara, shkruan Daily Mail.
Lookun e kompletoi me tre unaza tërheqëse, përfshirë unazën e fejesës prej 1.5 milion paundësh.
Gjatë ceremonisë, Hailey doli në skenë teksa u vlerësua me çmimin Inovatore e Bukurisë së Vitit.