11.6 C
New York
Wednesday, May 21, 2025

Buy now

Hailey Bieber pranon se kishte frikë se do të vdiste gjatë lindjes

- Advertisement -

Hailey Bieber  ka pranuar se mendonte se mund të “vdiste” ndërsa foli për lindjen traumatike të djalit të saj, Jack Blues, vitin e kaluar.

Modelja 28-vjeçare solli në jetë djalin në gusht 2024, por përjetoi disa komplikime “të frikshme” gjatë lindjes, shkruan Daily Mail.

Pavarësisht përgatitjeve për nëntë muaj, gjatë të cilave ajo ushtroi dhe u ndie “fizikisht më e fortë” se kurrë më parë, Hailey e gjeti veten duke kaluar një lindje shumë të vështirë.

Derisa pranoi publikisht se lindja për të ishte “gjëja më e vështirë që kam kaluar ndonjëherë”.

"Ia besoj jetën time mjekes sime. Dhe kështu ndjeva qetësi, sepse e dija që ajo nuk do të lejonte kurrë që të më ndodhte diçka. Por unë po gjakosja shumë keq, dhe njerëzit vdisnin, dhe kjo ide të kalon në mendje."

Ajo ka treguar se për lindjen nuk kishte përdorur opsionin e epiduralit.

“Ia besova jetën time mjekes sime. Dhe kështu ndjeva qetësi që e dija se ajo nuk do të lejonte kurrë që të më ndodhte diçka. Por kur rridhte shumë gjak… njerëzit vdesin, dhe kjo ide të kalon në mendje”, tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit